Marina publikon foton me të bijën, Geti bën komentin e ëmbël

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi ka disa muaj prej kur edhe janë bërë prindër për herë të parë.

Ata tashmë janë prindër të një vajze të cilën e kanë quajtur Marget, shkruan lajmi.net.

Por që nga ardhja e saj në jetë të dy kanë vendosur që mos ta ekspozojnë vajzën e tyre.

Ndonëse kanë ndarë momente krah saj, janë kujdesur gjithmonë që të mos zbulojnë portretin e saj.

Marina ishte ajo e cila së fundi ka ndarë një imazh të ëmbël, teksa shihet duke e mbajtur në krah të bijën.

Mbishkrimi i fotos ishte shumë i ëmbël, teksa kishte shkruar: Ti je zemra ime që rreh jashtë trupit tim. MARGET. Dashuri e pakushtëzuar.

E vëmendje mori edhe komenti i Getit i cili u shpreh një baba i lumtur.

“Arsyeja pse jetoj”, ka shkruar reperi shqiptar./Lajmi.net/