Marina feston ditëlindjen, Ghetto Geasy bëhet romantik i bën një urim special

Dhe, natyrisht se bashkëshorti i saj, rep-artisti Getoar Selimi që njihet si Ghetto Geasy në estradë i ka bërë një urim, shkruan lajmi.net.

Duke i publikuar një imazh në profilin e tij zyrtar në Instagram, ai ka zgjedhur fjalë speciale për partneren e tij të jetës.

“Disa njerëz lexojnë libra dhe histori për të gjetur kuptimin e dashurisë. Unë e gjitha çfarë duhet të bëj është të shoh sytë e tu. Gëzuar ditëlindjen gruaja ime e dashur”, kanë qenë fjalët e Geasyt.

Ndryshe, çifti ka vite që tashmë janë martuar dhe janë një nga çiftet të cilët nuk njihen për zënka apo probleme me njëri-tjetrin.

Rikujtojmë se, Geasy dhe Marina kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në vitin 2017./Lajmi.net/