“Kastrat, rreth 30 km nga Prokuple, Serbi. Fotografi e vitit 2017! Është e çuditshme si është rinovuar kjo tabelë me emrin e vjetër të fshatit. Dikur, kjo zonë ishte pjesë e Sanxhakut të Nishit, ku gjatë viteve 1877–1878, shqiptarët u vranë, u dëbuan masivisht nga trojet e tyre dhe në periudhën që pasoi, një pjesë e vogël e popullsisë së mbetur, u asimilua. Sot në këtë fshat nuk ka asnjë banor shqiptar të deklaruar”.
Ka shkruar në profilin e tij në facebook gazetari Marin Mema



