Pas deklaratave ekstreme të ministres së tij, te pasuara nga mbeshtetja e Zv/Kryeministrit, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vijuar me deklarata të së njejtes frymë kercenuese.
Gjatë ceremonisë së gradimit të kadetëve të rinj të Forcave të Armatosura të Serbise, në një kasermë
ushtarake, Vuçiç deklaroi se Kosova eshtë pjesë e
Serbise dhe se ajo duhet të mbrohet. Sipas Vuçiçit,
Tirana, Prishtina dhe Zagrebi po krijojne një aleance kundër Serbisë dhe me ketë ai i nxiti ushtaret t jenë të gatshëm në çdo situatë.
Këtyre deklaratave duhet t’u jepet një pergjigje e qartë:
Kosova ka qenë, eshte e do te jete e shaiptareve, bijeve
të nje populli të lashtë sa vete bota! Vuçiç po perpiqet te nxisë nje frymë nacionaliste dhe ekstreme, duke e perdorur këtë qasje per interesa politike. Por pergjigjja ndaj këtyre qëndrimeve nuk mund të mbetet vetem te fjalet, sepse sot më shumë se kurrë nevojiten veprat.
Detyra jone eshte t punojmë per forcimin e identitetit kombetar, fuqizimin e shaiptareve në çdo fushë, zhvillimin e ekonomisë, forcimin e institucioneve të
sigurise dhe mbrojtjes, bashkimin e forcave
mbareshqiptare dhe bashkëpunimit me aleatët. Jo me fjale, por me vepra konkrete. Nuk duhet te kemi frike ta forcojmë hapur sigurinë!
Shqiptarët historikisht nuk kanë kërkuar konflikte, por paqen, zhvillimin dhe të drejtën per të jetuar në ato troje që u ka dhënë Zoti e historia! Megjithatë, retorika që vazhdon të vije nga Serbia e shpesh edhe nga Greqia, deshmon se disa qarqe ende nuk janë shkëputur nga një mendesi e së kaluares dhe vazhdojnë të ndjekin një qasje që ushqen tensione, perplasje dhe kercenime.
Pergjigjja më e miré eshtë të ecim perpara, të fuqizohemi dhe të ndërtojmë të ardhmen tonë me vendosmëri. Jo me
deklarata boshe, por me punë, zhvillim, bashkim dhe
rezultate konkrete. Nuk duhet të kemi frikë të themi se shqiptarët, bashke janë më të fortë!



