Mariçiq: Zgjatja e vlefshmërisë së pasaportave të vjetra është e pavlerë, bie ndesh me Kushtetutën

Ndryshimet në Ligjin për Dokumentet e Udhëtimit për zgjatjen e vlefshmërisë së pasaportave të vjetra janë joserioze, tha Mariçiq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ndryshimet në Ligjin për Dokumentet e Udhëtimit për vazhdimin e vlefshmërisë së pasaportave të vjetra janë joserioze dhe janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Kushtetutën”, thotë zv. kryeministri i parë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Ai tha se nuk mundet që vlefshmëria e dokumeteve të vlejë vetëm brenda vendit, ndërsa jashtë vendit jo sepse do të shkaktonte më shumë vështirësi për qytetarët.

“Në Qeveri është diskutuar dhe është kërkuar nga MPB, normal me ndihmën e të gjithëve që të bisedohet me kompaninë e cila a fituar tenderit për prodhimin e pasaportave që t’i kërkohet përshpejtimi i dinamikës së nxjerrjes së tyre, me çka deri në verë të mund të ndryshohen të gjitha dokumentet personale”, tha Mariçiq.