Mariçiq: Sjellja korruptuese më shpesh është e organizuar

Sipas planit të Qeverisë për reforma në gjyqësi, me rëndësi është të hetohen të gjitha relacionet e një gjykatësi dhe një prokurori dhe dakordohem se duhet të shihet edhe roli i administratës dhe shërbimeve profesionale, deklaroi ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Stadion” në Kanal 77.

“Sjellja korruptuese më shpesh është e organizuar, kështu që ka të përzier edhe të punësuar nga administrata. Me siguri për një shpërblim të caktuar të vogël në të holla, nëpunësi nuk ka kryer parashtrimin e urdhër-pagesave, por nuk besoj se nëpunësi mundet vetë ta bëjë këtë. Zakonisht ai është veprim i përbashkët dhe prandaj duhet të reformohemi”, theksoi Mariçiq si reagim ndaj deklaratës së prokurores Villma Ruskovska, e cila në emisionin e njejtë zbuloi rast me mosparashtrim të urdhër-pagesave.

Ruskoska informoi se para disa ditëve nga Këshilli gjyqësor ka marrë njoftim se në sirtarin e ndonjë korrieri i cili ka vdekur, ishin zbuluar mbi 1500 urdhër-pagesa për kundërvajtje dhe për dënime të mandatit, me çka Buxheti shtetëror është dëmtuar për 20 milionë denarë.

“Kjo, flas për vetëm një të punësuar. Kush e di sa ka raste të këtilla të tjera. Prandaj konsideroj se duhet të ketë plotësim të ligjeve të caktuara, të Ligjit për procedurë penale, të Ligjit penal, Ligjit për gjykatat administrative… Disa punë duhet të pësojnë ndryshime në mënyrë që të jemi më efikas, pa dallim se për cilën gjykatë bëhet fjalë”, deklaroi prokurorja Ruskoska në emisioni “Stadion” në Kanal 77.