Mariçiq: Nuk ka zgjerim të setit për ndryshimet kushtetuese

Dinamikën e grupit të punës për ndryshimet kushtetuese duhet ta ndajnë kolegët të cilët janë atje, por ajo që e di është se deri më tani nuk ka temë me të cilën përhapet seti i çështjeve, të cilat diskutohen për ndryshimet kushtetuese. Në mënyrë sa më strikte t’i respektojmë obligimet e kornizës negociuese, aq më mirë, deklaroi sot zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, pas fillimit të fushatës informative për programin IPARD 3.

Mariçiq vlerëson se ne kemi elemente të mjaftueshme edhe në Kushtetutë edhe në konkluzionet e Kuvendit për mbrojtjen e gjuhës dhe identitetit tonë, dhe se deri më tani, siç tha, e kemi dëshmuar me vepër se i mbrojmë në mënyrë adekuate.

“Por, përfaqësuesit dhe ekspertët kanë të drejtë legjitime për t’i hapur çështjet dhe të bisedohet, madje edhe opozita e cila nuk nominoi përfaqësues për grupin e punës, ka të drejtë legjitime për t’i hapur këto çështje. Ne jemi të gatshëm për dialog në këtë temë”, shtoi Mariçiq, në përgjigjen e pyetjes për atë nëse me ndryshimet kushtetuese janë paraparë edhe ndryshime shtesë në preambulë.

Lidhur me takimin e sotëm me ministren suedeze për BE-në dhe Bashkëpunimin nordik, Jesika Rosvall, Mariçiq potencoi se Rosvall e potencoi mbështetjen, interesimin dhe kujdesin e Kryesisë suedeze me ngjarjet në Maqedoninë e Veriut, për reformat dhe rrjedhën e skriningut, por edhe për procesin e ndryshimeve kushtetuese.

“Unë e informova se ka filluar puna e grupit të punës për ndryshimet kushtetuese dhe se gjatë periudhës së ardhshme presim të vazhdojë dhe të japë rezultate në afat të shpejtë. Gjithsesi e luta, në qoftë se ka mundësi, të bisedojë me të gjithë aktorët politikë të cilët bartin përgjegjësi për këtë proces, të përfundojë me sukses viti dhe t’u japë sinjal të qartë për të gjithë aktorëve, ndërsa ai është se obligimet tona janë të definuara me kornizën negociuese dhe se nuk ka kohë, as hapësirë, që të negociohet mbi këtë temë”, shtoi Mariçiq .