Mariçiq: Nuk do të ketë gjykime në katër sy, as në telefon

Në marrëveshjen e koalicionit qartë definuam se ligji do të vlejë njëjtë për të gjithë dhe se drejtësia dhe qeverisja e së drejtës është prioritet së bashku me ekonominë dhe integrimet evropiane dhe se së bashku në ekip do të punojmë në zbatimin e kësaj detyre. Mbështetje absolute për atë kemi nga BDI-ja, ndërsa këtë sot e konfirmuam edhe me zëvendësministrin Agim Nuhiu. Unë deri tani nuk kam dilema për këtë.

Këtë e potencoi ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në emisionin e sontëm Analiza në TV 24 dhe shtoi se tashmë tre vjet në vend nuk ka gjykime në telefon në llogari të luftës së rritur për efikasitet më të madh dhe pavarësi të gjyqësisë dhe në përgjithësi nuk bëhet fjalë për të drejtën bazike të gjykatësve të sjellin vendim.

“Nuk do të ketë gjykime në katër sy, as në telefon. Presim gjykatësit të vendosin sipas vullnetit të tyre dhe sipas ligjit pa përzierje të pushtetit ekzekutiv dhe me mbajtje të ndarjes së pushtetit. Besimi në gjyqësi do të thotë besim edhe në sistem sepse kur qytetarët nuk kanë besim në gjyqësi nuk kanë as në sistem. Kemi parakushte për ta rritur besimin në një nivel më të lartë”, tha Mariçiq.

Sipas tij, më së miri do të ishte Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publik të bëjnë revizion të rasteve sipas zgjedhjes së rastit dhe të kontrollojë pesë për qind të lëndëve.

“Së pari KSHPK duhet të bëjë kontroll të pronës, ndërsa nga ana tjetër të fillojë filtrimi dhe ekzaminimi i atyre rasteve ku ka ngecje të mëdha ose ku ka vjetërsim dhe ka mundësi të bëhet analizë se për ç’farë arsye ka ndodhur”, sqaroi Mariçiq.

“Kemi raporte të Pribes dhe Departamentit të shtetit në të cilat shumë qartë janë saktësuar strukturat në gjyqësi dhe te njerëzit individual. Një pjesë e atyre tashmë nuk janë në pjesën e gjyqësisë, pjesa më e madhe janë, por treguam se gjyqësia ka fuqi kur dëshiron të reagojë në ato raste. Nëse e përfundojnë punën njerëzit në Këshillin gjyqësor dhe në Këshillin e prokurorëve publik dhe japin rezultate do të ndërrohet atmosfera dhe perceptimi për gjyqësinë”, theksoi Mariçiq.

Nuk është çështja, shtoi, të ketë gjykatës tuaj dhe tanë, por gjykatës të cilët janë profesionistë dhe punojnë sipas ligjit dhe porosisin për drejtësi efikase, gjykatës dhe prokurorë publik të cilët ishin nën ndikim të caktuar nga partia politike, biznesi ose interesi personal.

“Lufta është se si të vendoset pikë në sistemin e gjyqësisë në të cilin dominon ndikimi. Hapa të mirë janë bërë, megjithatë ka ende shumë për t’u bërë. Opozita do të ketë dorë të zgjatur nga ne gjatë gjithë kohës që të ndihmojë në atë proces”, potencon Mariçiq.

Ekziston, potencoi tashmë proces i filluar për ndërrim të Ligjit për procedurë penale i cili ende është në fazën e hershme.

“Kjo është mundësi e mirë të shqyrtohet edhe në nivel të ekspertëve dhe nivel politik, çka është ajo që duhet të ndërrohet, si ne si politikanë do t’i hiqnim duart nga drejtësia, ndërsa t’u jepet mundësi dhe përgjegjësi gjykatësve dhe prokurorëve në mënyrë efikase ta udhëheqin procedurën. Grupi i punës ende nuk është formuar dhe së pari Ministria e Drejtësisë do të bëjë për Kodin Penal dhe Ligjin për procedurë penale. Paralelisht punohet edhe në ndërrimin e anëtarit për keqpërdorim të veprimtarisë zyrtare dhe përpunohet Kod i ri penal sipas modelit gjerman dhe me ekspertë gjerman”, tha Mariçiq.

Ai premtoi se nga viti në vit do të përforcohet buxheti gjyqësor.

“Nga viti 2021 do të ketë rritje graduale të buxhetit gjyqësor dhe buxhetit të prokurorëve dhe Gjykatës Kushtetuese, gjegjësisht gjithkund ku duhet të përforcohet pavarësia”, tha Mariçiq.