Mariçiq në Uashington!

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në tri ditët e ardhshme do të zhvillojë disa takime bilaterale me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit.

Mariçiq në Uashington do të takohet me Përfaqësuesin special amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës ndihmës sekretarin shtetëror për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Eskobar, me Robin Bruks, Këshilltarin special për Evropë të nënkryetares së SHBA-së, Kamala Haris, Rob Li, Drejtor i Zyrës për Bashkimin Evropian dhe Çështjet Rajonale në Departamentin e Shtetit dhe Ambasadori Xhim O’Brajan, Shef i Repartit për Koordinimin e Sanksioneve në Departamentin e Shtetit dhe Ndihmës sekretari shtetëror i caktuar për Evropën dhe Euroazinë.

Siç paralajmëron Kabineti i zëvendëskryeministrit, në takimet pritet të diskutohen ndryshimet kushtetuese, reformat e përgjithshme, me theks në gjyqësor dhe luftë kundër korrupsionit, tema aktuale nga agjenda rajonale dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, si dhe nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e ekonomisë dhe energjetikës.