Mariçiq: Ju siguroj se në vitin 2030 BE-ja do të zgjerohet me anëtarë të rinj, varet nga ne nëse do jemi pjesë e saj

Zv. kryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq siguron se në vitin 2030 BE-ja do të zgjerohet me anëtarë të rinj, por shton se nga ne varet nëse do ta mirëpresim në audiencë apo në skenë.

“Lajmet pozitive për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe për çdo vend në rajonin tonë janë pozitive për ne. Kjo do të thotë se ky rajon mund të ecë përpara dhe nuk harrohet nga Brukseli apo shtetet anëtare. Bosnja është një vend që ka kaluar periudha shumë të vështira dhe meriton të inkurajohet dhe të ndihmohet. Edhe statusi i kandidatit edhe rekomandimi për fillimin e negociatave, i gjithë ky është një lajm pozitiv për ne, por në të njëjtën kohë duhet të jetë kthjellët për ne që koha nuk na shkon, se nuk kemi kohë pafund për të pritur. Ajo pritje si strategji, e cila shpesh herë promovohet nga opozita, është në fakt një strategji në të cilën ne do të qëndrojmë në vend dhe të gjithë të tjerët do të ecin përpara. Pritja nuk është një strategji fituese dhe koha nuk funksionon për ne.

Rreth vitit 2030, ju siguroj, do të ketë anëtarë të rinj në BE, pyetja është nëse ne si Maqedonia e Veriut do të jemi në audiencë dhe do të duartrokasim Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën, Moldavinë, Bosnjën, Serbinë etj., apo do të ne jemi bashkë me ta ku po pranohen anëtarë të rinj”, tha Mariçiq në “ClickPlus”.

Lidhur me deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski se është gënjeshtër se ndryshimet kushtetuese do të sjellin anëtarësimin e shtetit në BE, Mariçiq i cilësoi deklaratat e tilla të opozitës si të papërgjegjshme.