Mariçiq: BE-ja ka dhënë një kornizë kohore, vetë vendosim për hapin tjetër

BE-ja me shtete të reja anëtare deri në vitin 2030, vetë vendosim për hapin e radhës, ka shkruar zëvendëskryeministri për Çështje evropiane Bojan Mariçiq në “Fejsbuk” pas porosisë së sotme nga presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel se Bashkimi Evropian duhet që deri në vitin 2023 të jetë e gatshme për zgjerim të ri.

“Viti 2030 është viti që edhe ne e kemi përcaktuar si vit objektiv për anëtarësim në BE, që është dëshmi se me partnerët tanë evropian kemi qëllim të njëjtë. Pas 10 viteve, sot në emër të të gjitha vendeve anëtare të BE-së për herë të parë bisedohet për një afat kohor për zgjerimin e ardhshëm. BE-ja në muajt e ardhshëm, duhet të marrë vendimet kryesore për zgjerimin e BE-së dhe të përshpejtojë reformat dhe të lehtësojë zgjerimin, në kuadër të të drejtave evropiane”, shkruan Mariçiqi në postimin në Fejsbuk.

Sipas Mariçiqit, edhe ne si vend duhet të sjellim vendime të rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe të kryejmë bashkërisht detyrat me fokus të veçantë në reformat.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për proces shtetëror, ose vetëm për qëllime strategjike. Bëhet fjalë për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe suksesin e vendit. BE-ja ka dhënë një afat kohor dhe i ofron një perspektivë evropiane rajonit për integrimin evropian, prandaj pritja nuk duhet të jetë strategjia që ne zgjedhim. Detyrimi ynë është që të përfitojmë nga momenti dhe të kryejmë së bashku detyrat, me fokus të veçantë në reformat, të shpejtojmë që në vitin 2030 Maqedonia e Veriut të jetë shtet anëtare e BE-së”, thuhet në postimin e zëvendëskryeministrit Mariçiq.