Mariano Diaz nuk dëshiron të largohet nga Real Madrid

Përkundër minutazhës së pakët që pati në sezonin e kaluar, Mariano Diaz nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi.

Sipas asaj që raporton DarioAs, spanjolli është i gatshëm që të bëjë ulje page vetëm që të mos ndryshojë ambient, transmeton lajmi.net.

Ancelotti ia ka bërë me dije futbollistit se nuk do ta ketë zgjedhje të parë, por kjo duket se nuk po i pengon fare atij.

Që prej ardhjes së tij në Madrid, Diaz dështoi që ta gjejë formën më të mirë, duke vuajtur shumë në sulm, pa arritur ta gjejë vazhdimisht rrugën e rrjetës.