Mbojtësi i Paris Saint Germain, Marquinhos do të qëndrojë në ‘Parc des Princes’.
Marquinhos pritet t`i përfundojë kontrata me parisienët në qershor të viti 2024, por ai ka vendosur të vazhdojë edhe më tej me PSG.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, braziliani do të nënshkruajë marrëveshje të re.
I vetmi dyshim është se deri në cilin vit do të zgjasin kontratën 2026 apo 2027, transmeton lajmi.net.
Marquinhos u transferua nga Roma, drejt PSG-së në vitin 2013.
Që nga ajo kohë, ai vazhdon të jetë lojtar i rëndësishëm për parisienët.