Maqedonia zhvillon përgaditjet e fundit për Holandën

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut nesër do ta luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit në fazën e grupeve në Kampionatin Europian kundër Holandës. Përfaqësuesja e vendit pasditen e kësaj të diele zhvillon përgatitjet e fundit për këtë takim në stadiumin “Johan Krojf”, me seleksionuesin Igor Angellovski që ka në dispozicion të gjithë grupin përveç Goran Pandevit që mbetet në dilemë për lojë, pasi mungoi në dy stërvitjet e fundit në Amsterdam. Përfaqësuesja e vendit ndodhet e fundit në grupin C me zero pikë, ndërsa Holanda është kryesuese me dy fitore të regjistruara. Takimi Maqedoni e Veriut – Holandë zhvillohet nesër në stadiumin “Johan Krojf” të Amsterdamit, duke nisur nga ora 18:00.