Maqedonia, Shqipëria dhe Bullgaria intensifikojnë bashkëpunimin për ndërtimin e korridorit 8 hekurudhor

Bashkëpunim më intensiv në ndërtimin e Korridorit hekurudhor 8 paralajmërojnë drejtuesit e infrastrukturës hekurudhore nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe nga Shqipëria, të cilët sot në Sofje mbajtën mbledhje trilaterale dhe nënshkruajtën protokoll për bashkëpunim.

Siç deklaroi për MIA-n drejtori i NP për infrastrukturë hekurudhore të RMV-së Hari Lokvenec, në takimin e delegacioneve të udhëhequra nga ai dhe nga kolegët e tij nga Bullgaria, Krasimir Papukçijski, dhe nga Shqipëria, Ani Durmishi, është biseduar për aktivitetet dhe prioritizimin lidhur me ndërtimin e Korridorit hekurudhor 8.

“Diskutimi ka rezultuar me nënshkrimin e Protokollit trilateral për bashkëpunim me qëllim të përkushtimit më intensiv dhe bashkëpunimit ndërmjet tre drejtuesve të infrastrukturës hekurudhore”, informon Lokvanec.

Ai paraprakisht deklaroi se janë krijuar të gjitha parakushtet viti 2026 të jetë kornizë përfundimtare për përfundimin e projektit për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë. Për atë projekt në vijim është faza e dytë e procedurës së tenderit për zgjedhje të kryerësit të dy pjesëve të para nga Kumanova deri në Bellakovcë dhe Bellakovcë deri në Kriva Pallankë, i cili do t’i vazhdojë aktivitetet në terren, ndërsa për pjesën e tretë deri te kufiri me Bullgarinë në vijim është përgatitja e dokumentacionit të tenderit.

“Presim që në suaza të parashikimeve dhe paralajmërimeve nga ana e homologut tim bullgar Papukçiski ku pala bullgare mund ta përfundojë pjesën e saj nga Sofja në kufirin e Maqedonisë deri në fund të vitit 2027, mendoj se ne me planet tona për përfundimin e gjithë punës deri në fund të vitit 2026 do t’i plotësojmë të gjitha parakushtet dhe me sukses do ta përfundojmë, nuk dua të them përfundimisht, megjithatë definitivisht këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturor”, tha Lokvenec.

Në suaza të Korridorit të hekurudhor 8 është edhe ndërtimi i paralajmëruar i hekurudhës Kërçovë-Lin.