Maqedonia përfshihet nga shiu dhe bora, njihuni me surprizat e motit

Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira dhe me reshje lokale shiu, në disa vende edhe me reshje bore, në male dhe në vendet më të larta do të ketë vetëm reshje të borës. Në fund të ditës dhe gjatë natës reshjet do të përhapen në të gjithë teritorin e vendit, përcjell TV21. Temperatura maksimale do të arrijë 11 gradë Celsius, gjegjësisht në pjesën juglinore të vendit, ndërsa temperatura minimale pritet të bie në -6 gradë Celsius, konkretisht në pjesën perëndimore të vendit.

Në Shkup pritet mot i ngjashëm me reshje të shiut të shoqëruara me reshje bore, me paraqitje të përkohshme të rrezeve të dobëta të diellit. Temperatura minimale pritet të bie në -2 gradë Celsius, ndërkaq temperatura maksimale pritet të arrijë 9 gradë Celsius.