Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll sot në mëngjes u nis për në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku do të zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të eliminatoreve të Ligës së Kombeve. Në ekspeditën e Maqedonisë mbisundon optimizëm I lartë, posaçërisht pas fitores 2-1 ndaj Armenisë në Shkup. Futbollistët dhe stafi teknik do të zhvillojnë vetëm një stërvitje para takimit zyrtar, gjatë ditës së martë, në orën 18.45 minuta.
Sport Maqedonia optimiste para sfidës me Gjeorgjinë