Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, regjistroi fitoren e dytë në eliminatoret për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”. Që të dy golat e vetëm në këtë takim, u regjistruan në pjesën e parë.
Në aksionin e parë të Maqedonisë ndaj portës së Maltës, në minutën e 5-të, Elif Elmas hapi rezultatin. Ishte aksion i shpejtë në krahun e majtë, ku Alioski asistoi në zonë Bardhin, ndërsa ky i fundit drejtoi topin te Elmasi, që goditi këndin opozitar për 1-0.
Maqedonia dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë, pasi që Jovan Manev dyfishoi shifrat në 2-0. Pas rivënies nga këndi, nga Enis Bardhi, në vendin e duh1ur ishte Manv për të përcjell topin në rrjetën e Maltës. Në fund të pjesës së parë, Bardhi dërgoi edhe një projektil drejt portës së Maltës, por në vendin e duhur ishte portieri vendas, Bonello.