Maqedonia e Veriut të vendosë shërbim profesional të burgut dhe t’i përmirësojë kushtet në burgjet

Maqedonia e Veriut duhet të krijojë një shërbim profesional të burgut, mbikëqyrje efektive të menaxhimit në burgjet dhe të sigurojë kushte më të mira për të paraburgosurit në burgjet Idrizovë dhe Shkup, theksohet në raportin e Komitetit Evropian për parandalimin e torturës dhe në trajtim jonjerëzor dhe degradues ose ndëshkim (KPT) për vitin 2020, kushtuar edhe vizitës ad hok të delegacionit të tij në vend.

“Vizita ad hok në Maqedoninë e Veriu në dhjetor u përqëndrua në trajtimin dhe kushtet e burgut për personat në burgjet Idrizovë dhe Shkup. Qëllimi ishte gjithashtu të vlerësohej përparimi i arritur që nga vizita periodike e Komitetit në dhjetor 2019. Delegacioni i vizitoi edhe stacionet e policisë Bit Pazar, Gazi Baba, Karposh dhe Kisela Vodaë në Shkup, theksohet në raportin e këtij trupi të Këshillit të Evropës.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s, Komiteti thekson se e ka intensifikuar dialogun e tij të vazhdueshëm përmes bisedimeve të nivelit të lartë, me ç’rast me 9 dhjetor të vitit të kaluar delegacioni e tij bisedoi me Kryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë.

Sipas Komitetit, gjërat po lëvizin në një drejtim pozitiv gjatë gjithë kohës, por ka ende “çështje serioze për t’u zgjidhur”.

“Bisedimet në nivel të lartë, në të cilat është i përfshirë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, e tregojnë përkushtimin e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për t’u përfshirë dhe zbatuar rekomandimet e Komitetit, theksoi kryetari i KPT-së, Alan Miçell.