Maqedonia e Veriut sot hap ambasadën në Sllovaki

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani do të qëndrojë për vizitë pune në Sllovaki me rastin e hapjes zyrtare të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bratislavë, me çka do të zyrtarizohet përfaqësia jonë diplomatike në këtë shtet.

Në hapjen e Ambasadës në Bratislavë do të marrin pjesë ministri i jashtëm Osmani dhe kolegu i tij sllovak, ministër për punë të jashtme dhe çështje evropiane Ivan Korçok.