Maqedonia e Veriut, rekord rastesh me koronavirus, 535 infektime brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë bërë 2445 testime, ndërsa janë regjistruar 535 raste të reja me Covid-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 168 persona të shëruar.

Ndryshe kanë ndërruar jetë 6 persona, një 66 vjeçar nga Manastiri, një 57 vjeçar nga Kumanova, një 72 vjeçar nga Prilepi, një 69 vjeçar nga Velesi dhe një 55 vjeçar nga Negotina. /SHENJA/