Maqedonia e Veriut në pritje të anëtarësimit të plotë në NATO

Maqedonia e Veriut pret që së shpejti të bëhet anëtare e plotë e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior. Një vit pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim, vendin tani e ndan vetëm ratifikimi në Kuvendin e Spanjës, nga anëtarësimi i plotë. Protokollin e kanë ratifikuar të gjitha 28 vendet e tjera të NATO, ndërsa pritet që të njejtën të bëj edhe Spanja, ku ka pasur zgjedhje parlamentare në dhjetor dhe akoma nuk është formuar Qeveria e re. Qeveria në Spanjë duhet të formohet nga kryeministri i përkohshëm spanjoll, Pedro Sançez, i cili nuk arriti votat e mjaftueshme në seancën e djeshme parlamentare, ku ka marrë 166 vota, ndërsa i nevojiten të pakten 176 vota.

Nga ana tjetër, propozim ligji për ratifikimin e protokollit në vend, tashmë është në procedurë parlamentare. Qeveria në fund të muajit të kaluar ka vendosur për ratifikim të parakohshmëm të protokollit, me qëllim që të mos humbet vazhdimësia e procesit të zyrtarizimi të anëtarësimit, për shkak se vendi shkon në zgjedhje të parakoshme më 12 prill, ndërsa Kuvendi shpërbëhet më 11 shkurt. Propozim ligji për ratifikimin e marrëveshjes së Aleancës me Maqedoninë e Veriut me NATO-n duhet të ratifikohet në Kuvend dhe parashikohet të hyn në fuqi në ditën e publikimit në gazetën zyrtare dhe më pas do të deponohet në Uashington, pas ratifikimit të protokollit nga ana e Spanjës.

Megjithatë, edhe pse akoma nuk është anëtare e plotë, Maqedonia e Veriut, pas nënshkrimit të protokollit, ka qenë pjesëmarrëse në disa mbledhje të Aleancës, duke u ulur në të njejtën tavolinë me liderët e vendeve anëtare, por pa të drejtën e votës. Ndërkohë, edhe pse nuk është formalizuar akoma, anëtarësimi në NATO u konfirmua në samitin e Aleancës në fillim të muajit të kaluar në Londër, në shënimin e përvjetorit të 70-të të kësaj organizate.

29 vendet anëtare të NATO-s, kanë nënshkruar protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO, më 6 shkurt të vitit të kaluar, pasi paraprakisht Maqedonia e Veriut kishte nënshkruar marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, dhe e njejta ishte miratuar nga ana e kuvendeve të të dyja palëve. Pas nënshkrimit të protokollit, vendi i parë që ratifikoi protokollin ishte Greqia, si pjesë e Marrëveshjes së Prespës./SHENJA/