Foto e rrallë: Hoxha Jakup Hasipi dhe Mirsad Ndrecaj me uniformë të UÇK-së

Në 14 vjetorin e ndarjes nga jeta të hoxhës së njohur Jakup Hasipi, në rrjetet sociale është paraqitur një fotografi e rrallë e tij me Mirsad Ndrecajn, që ra në lagjen e Trimave në Kumanovë. Fotografinë e ka shpërndarë vëllau i Mirsadit, Ylber Ndrecaj, transmeton Gazeta Lajm.
Mulla Jakup Hasipi humbi jetën në një aksident trafiku më 6 janar të vitit 2006, në autostradën Shkup-Kumanovë.