Përzgjedhësi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, Goce Sedloski, ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të Futbollit 2026 në ShBA, përcjell INA.
Në këtë listë janë përfshirë gjithsej 8 futbollistë shqiptarë, që pritet të jenë pjesë e rëndësishme e skuadrës në sfidat e ardhshme: Enis Bardhi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Imran Fetai, Egzon Bejtullai, Reshat Ramadani, Isnik Alimi dhe Lirim Qamili.
Lista e plotë përfshin tre portierë: Stole Dimitrievski, Dejan Iliev dhe Damjan Shishkovski.
Në repartin e mbrojtjes janë ftuar: Gjoko Zajkov, Darko Velkovski, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Andrej Stojçevski, Sebastian Herrera, Nikola Serafimov, Imran Fetai dhe Egzon Bejtullai.
Në mesfushë janë përzgjedhur: Elif Elmas, Enis Bardhi, Boban Nikolov, Tiho Kostadinov, Reshat Ramadani, Isnik Alimi, Ljupçe Doriev, Luka Stankovski dhe Jani Atanasov.
Ndërsa në sulm janë përfshirë: Deni Musovski, Enis Rastoder, Bojan Miovski, Darko Çurlinov, Milan Ristovski, Aleksandar Trajkovski dhe Lirim Qamili.
Në këtë listë spikasin edhe dy debutime, të Deni Musovski dhe Sebastian Herrera, ndërsa në skuadër rikthehet mesfushori Boban Nikolov.
Me një kombinim të lojtarëve me përvojë dhe prurjeve të reja, përfaqësuesja synon të vazhdojë paraqitjet pozitive dhe të mbajë gjallë ambiciet për kualifikim në Botërorin 2026 në SHBA.(iNA)



