Maqedonia e Veriut ka mbi 10 mijë vende të lira pune

Në bazë të të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në Maqedoninë e Veriut janë 10 247 vende të lira pune, apo me një shkallë të vende të lira të punës për 2.07 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Shkalla e vendeve të lira të punës në tremujorin e parë i vitit 2026 është 2.07%, ndërsa numri më i madh i vendeve të lira të punës, 2 346, është në grupin e pestë të profesioneve: Punëtorë në veprimtari shërbyese dhe shitje”, raportoi Enti.

Shkalla më e lartë e vende të lira është te subjektet afariste me numër të punësuarve prej 10 deri 49.