Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian, pasi që mposhtën përfaqësuesen e Kosovës me rezultatin 2:1.
Pjesa e dytë e lojës ka qenë më tepër në favor të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, e cila ka pasur sërish disa raste, derisa Kosova ka bërë përpjekje të madhe për të barazuar rezultatin.
Përkundër disa rasteve, pjesa e dytë nuk kishte ndonjë ndryshim. Vendasit erdhën në epërsi në minutat e para të pjesës së parë përmes një autogoli të Kolollit, pas një sulmi të organizuar nga Pandev dhe Ademi, duke pasuar tek Nestorovski.
Më pas një minutën e 16, Kosova arriti të barazoj përmes Hadërgjonaj, pas një gabimi të portierit të Maqedonisë, Dimitrievski. Pak minuta më vonë, Maqedonia rikthen epërsi, kun ë minutën e 33 shënoi golin me kokë, mbrojtësi Darko Velkovski.
Kosova në duel me Maqedoninë e Veriut hyri pa disa lojtarë kryesor përfshirë edhe Vedat Muriqin, Milot Rashicën e Amir Rrahmanin.
Formacionet:
Maqedonia e Veriut: Dimitrievski, Velkovski, Musliu, Bejtulai, Ristovski, Nikolov, Ademi, Alioski, Bardhi, Pandev, Nestorovski.
Kosova: Muric, Vojvoda, Dresevic, Aliti, Kololli, Shala, Berisha, Zeneli, Celina, Hadergjonaj, Nuhiu.