Ambasadorit bullgar Zheljazko Radukov sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i është dërguar një demarsh me gojë për shkak të përdorimit të termit “maqedono-verior”, konfirmoi për MIA-n Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
“Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, u thirr ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Zheljazko Radukov, thuhet në informacionin e Ministrisë.
Në takim, theksojnë nga atje, iu dërgua një demarsh me gojë në lidhje me adresimin e papërshtatshëm nga ana e ministres së Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë, Vesislava Petrova Çamova, e cila në deklaratën e djeshme të saj gjatë Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian përdori një mbiemër të papërshtatshëm dhe të pasaktë të nxjerrë nga emri i vendit tonë, duke përdorur shprehjen “partnerë maqedono-verior”.
Ministri, Timço Mucunski dje mohoi se ka pasur një takim dypalësh me ministren e sapoemëruar të Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Vesislava Petrova Çamova, duke shpjeguar se ishte një shkëmbim i shkurtër fjalësh në margjinat e një eventi. Ai gjithashtu reagoi ndaj përdorimit të termit “maqedono-verior” në deklaratën e ministres bullgare, duke e përshkruar atë si të pasaktë dhe të papërshtatshme.
Ndryshe, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, dhe homologia e tij bullgare, shefja e sapoemëruar e diplomacisë Vesisllava Petrova-Çamova, patën një takim të shkurtër dje (11 maj) në Bruksel, ku morën pjesë në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, por menjëherë i dërguan njëri-tjetrit mesazhe të ashpra. Mucunski kritikoi Petrova-Çamovën për përdorimin e termit “maqedonas të veriut”, por edhe për formatin e “takimit”. Çamova, nga ana tjetër, i tha qartë atij – bëni ndryshime kushtetuese nëse doni të vazhdoni rrugën drejt BE-së.
Maqedonia e Veriut mbetet e ngujuar në rrugëtimin drejt BE-së, shkaku i kontestit me Bullgarinë fqinje. RMV duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë. Ndryshimi kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime.
Me kusht të ndryshimi të Kushtetutës, Maqedonia e Veriut më 19 korrik të vitit 2022 i filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022. Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.



