Maqedonia e Veriut dëbon dy shtetas të Kubës

Dy Kubanë sot iu dhanë vendime për dëbim dhe ndalimin e hyrjes në vend për 5 vjet për shkak të mungesës së pasaportave dhe kalimit ilegal të kufirit nga Republika e Serbisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga MPB

“Sot në mëngjes në ora 02:45 në fshatin Egri, Manastir, oficerët e policisë nga Stacioni Policor për Kalimin Kufitar Mexhitlija arrestuan R.M.L.A. (26) dhe L.S.B.L. (26), të dy nga Kuba.

Ata nuk kishin pasaporta dhe deklaruan se më 17 shtator 2021 ata kaluan ilegalisht kufirin nga Republika e Serbisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të dyve u janë dhënë vendime për dëbim dhe ndalimin e hyrjes në vend për 5 vjet”, thonë nga MPB.