Maqedonia e para për vdekjen e pacientëve me virus, e fundit për vaksinat

Maqedonia është shteti i fundit në Evropë për sigurimin e vaksinave anti kovid. Harta e “Our World in data” duke u bazuar në të dhënat zyrtare të OBSH, tregon se shteti aktualisht ka administruar vetëm 0,25% të vaksinave, ose thënë ndryshe ka dhënë vetëm një çerek vaksine në çdo 100 banorë.

Dozat e vaksinave COVID-19 të administruara për 100 persona

“Numri total i dozave të vaksinimit nga 13 dhjetori deri 30 mars të administruara për 100 persona për një dozë renditin Maqedoninë e Veriut në fund të listës ku para saj janë Moldavia, Mali Zi dhe Shqipëria”

80% të vaksinave në nivel global i kanë blerë 10 shtetet më të mëdha. Por, vendi ynë renditet në një listë tjetër të 10-shes evropiane, atë për vdekshmëri nga koronavirusi. Në këtë bazë të të dhënave Maqedonia e Veriut renditet të Top-10 shtetet e Evropës për vdekshmëri në milion banorë.

Vdekshmëria nga COVID-19 për 1 milion banorë

“Maqedonia e Veriut ka arritur në kuotën e 1,799 viktimave në një milion banor, duke u renditur e 10-ta pas Italisë, Britanisë së Madhe dhe të tjera. Në 7 ditët e fundit ka pasur 221 raste të vdekjeve në RMV”

Edhe nga pikëpamja e brendshme shifrat e autoriteteve shëndetësore tregojnë se kurba e valës së tretë ka arritur në rrafshnaltë, e cila pritet të zgjasë edhe javën e ardhshme. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se situata është nën kontroll përderisa ka kapacitete të lira spitalore.

Ministria e Shëndetësisë

“Në 24 orët e fundit në kovid qendrat e Shkupit janë hospitalizuar 77 pacientë të tjerë, për shkak të komplikimeve nga virusi korona. Në gjitha spitalet e vendit aktualisht në kurim spitalor janë 1,581 pacientë, ndërsa rreth 260 shtretër janë të lirë”

Nga ana tjetër vendi ka bërë 295 teste në 1 mijë banorë, me ç’ rast pozitiv kanë dal 20,7% e të testuarve. Prej mbi 620 mijë testimeve mbi 128 mijë janë diagnostikuar të infektuar, e mbi 106 mijë të shëruar. Shqetësuese janë edhe rastet aktive. Nga 18 mijë sa janë aktualisht, gjysma e tyre janë vetëm në kryeqytet. Mbi 1 mijë raste aktive ka edhe në Prilep, kurse qytetet tjera më të mëdha kanë ndërmjet 500-800 të infektuar aktualisht.