Maqedonia asgjëson 67 mijë doza të vaksinave! Do të asgjësohen edhe 200 mijë

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se sot janë asgjësuar 67 mijë doza të vaksinave për mbrojtje nga Covid-19, përcjell TV21. Vaksinat janë asgjësuar pasi janë me afat të skaduar.

“Në deponinë e Drislës sot janë asgjësuar 67 mijë doza vaksina Pfizer, Astra Zeneka dhe një pjesë e vogël e Sinofarm, me afat të skaduar. Asgjësimi i vaksinave realizohet në disa faza, duke filluar nga sot dhe do të vazhdojë gjatë javës së ardhshme ku do të asgjësohen edhe 200 mijë doza të tjera. E gjithë procedura është realizuar në bashkëpunim me Institutin e Transfuziologjisë. Theksojmë se të gjitha vaksinat që përdoren aktualisht janë të sigurta dhe të mbrojtura dhe sipas procedurës ligjore, vaksinat me afat të skaduar fillimisht tërhiqen nga përdorimi dhe më pas nis procedurë për asgjësimin e tyre, në bashkëpunim me MALMED”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.