Maqedoni, vdes një person në izolim, si duket viktimë e Koronavirusit

Manastiri ka edhe një person të vdekur sot, një 66-vjeçar që ishte në izolim 13 ditë më parë, me simptoma të buta të sëmundjes, shkruan Vecer.

Sipas informacioneve nga atje, ai ka qenë jashtë vendit dhe pas kthimit i është nënshtruar procesit të izolimit.

Pasi disa herë ai nuk e hapi telefonin dhe hapi derën, fqinjët nuk e panë që po dilte nga shtëpia, policia vendosi t’i bëj kontrollë në shtëpi duke e hapur kështu derën me forcë.

Raportohet se i është marë material për testim nga epidemiologët e shëndetit publik, derisa rezultatet pritet të publikohen nesër.