Maqedoni – Kosovë luhet në vitin 2021?

Me këtë deklaratë, ai lë të kuptohet se ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës mund të shtyhet për vitin 2021.

Ndeshja ishte planifikuar të luhej më 26 mars të këtij viti, pas më 4 qershor, dhe në fund ishte shtyrë pa një datë specifike për muajt shtator ose tetor.

Por, sipas nënkryetarit të FIFA-s, nuk do të ketë kushte për ndeshjet e ekipeve kombëtare këtë vit kalendarik.

“Unë nuk mendoj se tani është koha për ndeshjet e ekipit kombëtar, rreziku është më të vërtetë i madh me udhëtimet”, ka deklaruar Montaliani, përcjell lajmi.net.

“Për më tepër, kampionatet kombëtare janë përparësi. Është mirë të anulohen të gjitha ndeshjet e ekipeve kombëtare deri në vitin 2021, dhe më pas të gjendet një datë se kur do të luhen ato. Afati i caktuar për ndeshjet kombëtare në shtator, tetor ose nëntor, mund të përdoret për aktivitete tjera”.