Maqedoni, ka shpëtuar vetëm një pacient me koronavirus i vendosur në respirator

Sot është shënuar rasti i parë në Maqedoni i një pacienti që ka qenë në respirator dhe është shëruar. Sipas Tv Telma, bëhet fjalë për pacient të lindur në vitin 1983, i cili para tre javëve është pranuar në spitalin “8 Shtatori” në situatë të rëndë shëndetësore nga Covid 19. Në aparat për frymëmarrje është vendosur para 12 ditëve për shkak të pasqyrës serioze shëndetësore, por sot është shkyçur nga respiratori, asi gjendja i është ëprmirësuar dukshëm, transmeton Gazeta Lajm.
Personi tani është kontaktibil, kurse mjekët do të presin 24 orë për ta konfirmuar gjendjen e tij stabile.
Të gjithë pacientët tjerë të vendosur në respirator me Covid 19, për fat të keq deri tani kanë mbaruar me fatalitet