Maqedoni, ka mjaftueshëm vaj për gatim

Nuk ka probleme me sigurimin e lëndëve të para për një nga artikujt kryesore ushqimore siç është vaji për gatim.

Nga kompania “Vitaminka” që mbulon 60% të nevojave vendore për vaj për ushqim sqarojnë se luledielli kryesisht importohet për shkak se Maqedonia e Veriut është prodhuese e vogël, por ka mjaftueshëm vaj për gatim për periudhën e ardhshme.

Sipas menaxherit për eksport, çmimi përcaktohet sipas udhëzimeve të institucioneve.

“Firma “Vitaminka” është prodhues vendor i vajit për gatim dhe mbulon rreth 60% të nevojave vendore. Maqedonia ka shumë pak prodhim të lulediellit, dhe furnizohemi kryesisht nga jashtë. Duke marrë parasysh masat e reja dhe kufizimet, prodhimi është për tregun vendor. Çmimi është në kontroll sipas rekomandimeve të institucioneve”, u shpreh Velesi.