Maqedoni, gjatë vitit 2018 janë dhënë 1.75 milion receta për antibiotikë

Është rritur për 30% numri i kontrolleve pediatrike nëpër Spitalet dhe ordinancat në vend krahasuar me periudhën tjetër të vitit. Thuajse të gjitha rastet kanë të bëjnë me infeksionet respiratore. Pediatri Sani Bajrami, thotë se në këtë gjendje ka ndikuar dukshëm përdorimi i pa kontrolluar i antibiotikëve tek fëmijët. Bajrami thekson se ditë përballet me presione nga prindërit të cilët këmbëngulin që t’ju jepet recetë për antibiotikë.

Ka shumë prindër të cilët kërkojnë rrugën më të shkurtër për shërim, edhe nëse nuk ka indikacione kërkojnë që të ju jepet antibiotikë për ta zvogëluar brengën e tyre mirëpo kjo nuk është e tolerueshme . Mjeku është ai i cili duhet të vendosë se kur duhet dhe kur nuk duhet të jepet antibiotiku. Ekzistojnë kritere strikte për mënyrën e përdorimit të antibiotikëve prandaj është shumë me rëndësi që të mos abuzohet fillimisht nga prindërit, por është fakt se edhe një pjesë e konsiderueshme e mjekëve abuzojnë me dhënien e antibiotikëve apo me keq dhënien e antibiotikëve. Duhet respektuar kriteret minimale për diagnostikim të infeksioneve veçanërisht sezonale respiratore kur strikt dihet kur duhet të jepet antibiotiku”-tha Sani Bajrami, Pediatër.

Prindërit e anketuar nga ALSAT pranojnë se më së shpeshti antibiotikë për fëmijët e tyre kanë përdorur për gripin dhe për ftohje të fytit.

“ Çfarë moshe ka vajza dhe deri tani a ka përdor antibiotikë? Shtatë vjeçe është dhe ka marrë antibiotikë. Për grip, për fytin më së shumti. Mjeku ia ka shkruar marrjen e tyre”.

“A keni shfrytëzuar antibiotikë për nipërit dhe mbesat? A ju kanë dhënë mjekët amë? Po, na kanë shkruar recetë për antibiotikë, saktë. Për çfarë raste për grip apo diçka tjetër? Po edhe për grip edhe për çfarëdo që të duhet”.

“Ndonjëherë kemi përdorë”.

Të dhënat zyrtare të Fondit Shëndetësorë tregojnë se brenda vitit 2018-të janë shkruar 1.75 milion receta me antibiotikë, numër ky i cili është për 2% më i ulët nga viti paraprak, megjithatë sipas autoriteteve nuk është për tu përshëndetur.