Maqedoni, frikë nga paraqitja e viru sit “Ko vid 6.000 denarë”

Rreth 300 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut do të marrin ndihmë prej 6.000 denarëve (100 euro), në kuadër të paketë së tretë ekonomike për evitim të pasojave të pandemisë.
Afati i paraparë fillimisht, ishte që këto mjete të mund të shfrytëzohen deri më 25 dhjetor. Kjo shkaktoi frikë se mund të krijohet rrëmujë para bankave, por edhe nëpër shitore, që mund të rezultojë me rritje të numrit të infektuarve me Covid 19, ose siç filloi të quhet me shaka, frikë nga paraqitja e virusit “Ko vid 6.000 denarë”.
Autoritetet reaguan me kohë dhe vendosën që mjetet prej 6.000 denarëve të mund të shfrytëzohen në afat të pakufizuar. Në këtë mënyrë është tejkaluar deri diku rreziku nga tollovi nëpër banka dhe shitore, edhe pse është evidente se një numër i madh i qytetarëve do të dëshirojnë që këtë ndihmë ta shfrytëzojnë para festave të fundvitit.