Maqedoni, 35 pacientëve u është rikthyer Korona virusi

epa08517923 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 30 June 2020. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Burime nga Ministria e Shëndetësisë thonë për Gazetën Lajm, se deri tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 35 persona tek të cilët është rikthyer sërish Korona virusi, pasi e kanë kaluar një herë. Sipas këtyre burimeve, ka raste kur Korona virusi është kthyer pas 5-6 muajve, por ka raste kur është rikthyer edhe brenda 3 muajve. Mjekët thonë se pacientët tek të cilët rikthehet Ko vid e kalojnë më lehtë se herën e parë, sepse organizmi veçmë është i përgatitur për ta luftuar virusin.
Për shkak të rikthimit të virusit, shumica e ekspertëve vlerësojnë se edhe pacientët që e kanë kaluar njëherë virusin, duhet të pranojnë vaksinën, transmeton gazeta Lajm.
Në mesin e tyre janë edhe dy shkencëtaret shqiptare që jetojnë në SHBA, motrat Ardita dhe Detina Zalli.

Ata që e kanë kaluar covidin duhet ta bëjnë vaksinën, sepse ata që janë rikuperuar kanë antitrupa të ndryshme me nivele të ndryshme të aktivitetit neutralizues dhe kjo do të thotë se mund të mbrohen për një kohë të ndryshme për të ardhmen.

Disa mund të mbrohen mirë se disa të tjerë, por ka raste që ata që kanë pasur virusin mund ta hasin sërish atë. Provat kanë treguar se imuniteti natyror nga Cov id zgjat disa muaj, në mungesë të një rezultati përfundimtar të saktë.

Ata shprehen se tek asnjë vaksinë nuk ka garanci plotë, por ka 90% mundësi që të krijohen antitrupa.

“Tek asnjë vaksinë nuk ka garanci plotë, por ka 90% mundësi që të krijohen antitrupa. Nuk ka garanci të plotë. Imuniteti do disa muaj që të jepet një përgjigje përfundimtare, sepse këto prova klinike janë bërë në gjendje shpejtësia. Do të duhen muaj dhe vite për të parë se si do të jetë imuniteti nga vaksina. Njerëzit duhet të jenë të sigurt që nuk do ta marrin virusin nga vaksina. Këto dy vaksina në përmbajnë asnjë virus të gjatë, vetëm vaksina Oksfordit përmban një virus të parrezikshëm nga një shimpanze, të ndryshuar gjenetikisht, duke mos shkaktuar asnjë sëmundje të njerëzit. Pra, njerëzit të qëndrojnë të sigurt.”

Ato thanë se njerëzit duhet të jenë të sigurt që nuk do ta marrin virusin nga vaksina.

“Provat klinike për vaksinat kanë treguar se ka një efektivitet mbi 90%. Shumica e shkencëtarëve parashikojnë që jo të gjitha vaksinat do të jetë 100% funksionale, pasi jo të gjithë do të krijojnë imunitet edhe pasi të kenë marrë vaksinën. Ne duhet të jemi optimistë në këto kushte, pasi vaksina ka ardhur në një kohë shumë të shkurtër.”