Babai sulmon të birin në Pallaticë të Tetovës

Policia ka arrestuar 75 vjeçarin M.Z. nga fshati Pallaticë pasi paraprakisht është denoncuar se në oborrin e shtëpisë ka sulmuar djalin e tij 32 vjeç. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, njoftojnë nga policia.

“Gjatë sulmit sipas denoncimit M.Z. ka shfrytëzuar edhe një shkop druri. Ai është ndaluar në stacionin policorë në Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, ndërkohë që i është konfiskuar një pushkë gjuetie, një pistoletë, një shufër hekuri dhe një shkop druri”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit.