Maqedoni, 35.000 qytetarë do të marrin vauçerë prej 1.000 denarëve

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale se Paketën e 26 masave të miratuara të qeverisë, përfshihet edhe masa ku 35 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara sociale do të marrin subvencione.

“Në këtë drejtim 35.000 qytetarë nga kategoritë sociale do të marrin subvencione, përkatësisht vauçerë në vlerë prej 1.000 denarëve për tre muaj, ndërsa vauçerët do të shërbejnë për blerjen e prodhimeve ushqimore”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.

Nga MPPS sqarojnë se Paketa e qeverisë me 26 masa kap vlerën prej 400 milionë eurove dhe ka të bëjë me mbrojtjen estandardit të qytetarëve dhe stabilitet në ekonomi.

Kujtojmë se qeveria ditë më parë miratoi 26 masa dhe vendime për të ndihmuar ekonominë në krizën që vjen nga pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës.