Maqedoni, 16 mijë dënime në trafik për një muaj

Aksionet e shtuara policore në trafik sot kanë vazhuar në Kavadar. Sipas MPB-së, për një orë në këtë qytet janë shqiptuar 80 dënime të ndryshme. Zëdhënësi I MPB-së, Toni Angellovski, njoftoi se brenda një muaji janë shqiptuar mbi 15 mijë dënime, raporton gazeta Lajm.
“Po kryhen kontrolle të ndryshme, e më së shumti po dënohen pjesëmarrësit në trafik, e më së tepermi po shqiptohen dënime për parregullsi që shkaktojnë aksidente. Në Kavadar vetëm për një muaj janë shqiptuat 80 dënime, kurse për një muaj në mbarë vendin rreth 16 mijë”, deklaroi Angellovski.