Maqedoni, 116 persona janë infektuar dy herë nga virusi, dy prej tyre kanë vdekur

Nuk është i vogël numri i personave në Maqedoninë e Veriut që janë riinfektuar nga Covid 19. Dr. Gordana Kuzmanovska, udheheqese e sektorit për kontroll dhe preventivë nga sëmundjet ngjitëse, ka thënë për Sdk.mk, se deri tani për herë të dytë janë infektuar 116 pacientë. Mosha e tyre është nga 6 deri 77 vjeçare, kurse numri më i madh, ose 93 raste, kanë qenë në moshë mbi 30 vjeç, transmeton gazeta Lajm.
Dy pacientë që janë infektuar për herë të dytë, kanë ndërruar jetë edhe atë në moshë 63 dhe 77 vjeçare.

“Për 9 persona kemi informata se janë shtrirë në spital, kurse 44 kanë qenë në shërim shtëpiak”, ka deklaruar Kuzmanovska, duke shtuar se nuk ka të dhëna precize nëse hera e dytë ka qenë më e rëndë se infektimi i parë.