Dalja na pah e manipulimeve të votave në zgjedhjet e parakohshme të zgjedhjeve të 28 dhjetorit ka aktivizuar organet e drejtësisë.
Lidhur me këtë, gazetari Ardian Gaxherri në emisionin “Kosova Today” tha se është thyer besimi te procesi zgjedhor në vend, transmeton Klankosova.tv.
“Është fakt që është thyer besimi [i procesit zgjedhor]. Meqë tanimë është futur edhe Prokuroria, është koha që ne të zgjedhim si shtet, të krijojmë një sistem të mirëfilltë elektoral, ose të vazhdojmë me hajninë që ndodh që nga paslufta”, tha Gaxherri.
Nga ana tjetër, gazetari Vullnet Krasniqi tha se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të reja, pasi sipas tij, u manipulua vullneti i qytetarëve.
“Ka ndodhur vjedhje industriale”, u shpreh ai në Klan Kosova.
Me Krasniqin, u pajtua edhe kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Sali Rexhaj, i cili si gazetari, i mirëpriti një palë zgjedhje të reja parlamentare.



