Manchester United refuzon të paguajë çmimin e kërkuar nga Chelsea për Mason Mount

Mason Mount do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës, pas katër viteve qëndrim në ekipin e parë.

Mesfushori anglez ka kontratë me londinezët deri në verën e vitit 2024 dhe ai nuk ka pranuar rinovimin me londinezët.

Chelsea i ka bërë disa propozime për vazhdimin e kontratës, por që të gjitha janë refuzuar nga Mount i cili dëshiron një aventurë të re në karrierën e tij.

24-vjeçari thuhet se ka një marrëveshje me Manchester United, por çmimi i kërkuar nga Chelsea për të është shumë i lartë.

The Independent ka raportuar se United ka refzuar të paguaj çmimin prej 60 milionë eurove të kërkuar nga Chelsea për një futbollist që pas një viti do të jetë i lirë.

Djajtë e Kuq janë të gatshëm të nënshkruajnë me Mount, por nuk duan të paguajnë më shumë se 40 milionë euro për të.

Interesim për reprezentuesin anglez kanë shfaqur edhe Liverpool, Arsenal dhe Bayern Munich dhe largimi i tij nga Stamford Bridges gjatë verës është mëse i sigurt.

Mount këtë edicion ka zhvilluar 35 ndeshje zyrtare me Chelsean në të gjitha garat ku ka realizuar vetëm tre gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.