Skuadra angleze, Manchester United ka prezantuar modelin e ri të fanellës që do të vishet nga lojtarët gjatë sezonit 2021/22, shkruan lajmi.net.
Fanella ka në përbërje ngjyrën e kuqe lartë dhe poshtë ngjyrën e bardhë. Dizajni i fanellës është rikthyer klasikes së “United” gjatë viteve të 90-ta.
Prodhuesi i fanellës është gjiganti i tekstilit, Adidas, por siç duket “The Red Devils” kanë ndryshuar edhe sponsorin gjithashtu./Lajmi.net/



