Manchester United e duan transferimin e portierit të Sevilla, Yassine Bounou.
Me De Gea i cili ka hyr në 18 muajt e fundit të kontratës, United kërkojnë të përforcojnë ekipin e tyre në portë.
‘Djajtë e Kuq’ janë pas portierit Yassine Bounou, i cili është në garë me Thibaut Courtois të Real Madridit për çmimin e portierit të sezonit.
Bounou ka kontratë me Sevillan edhe dy vite dhe ka një klauzolë largimi 25 milionë funte, transmeton lajmi.net.
Drejtorët e ekipit nga Spanja, priten t`ia zgjasin kontratën edhe për dy vite të tjera, ndërsa klauzola e largimit do të shkonte në 63 milionë funte.
Përveç Man United edhe Atletico Madrid kanë shfaqur interesim për portierin.




