Manchester United – Arsenal, formacionet e mundshme të superderbit anglez

Manchester United dhe Arsenal do ta zhvillojnë derbin e xhiros së gjashtë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier. Dy gjigantët anglez do të përballen në Old Traford në një sfidë që pritet të jetë e zjarrtë.

Djajtë e Kuq pas dy humbjeve radhazi janë rikthyer në formë duke fituar tri ndeshjet e fundit në kampionat. Në anën tjetër Arsenal ka pasur startin perfekt, pasi kanë marrë 15 pikë në pesë ndeshjet e para në Ligën Premier.

Erik Ten Hag nuk pritet të bëj ndryshime nga ndeshja e fundit, me Cristiano Ronaldon dhe kapitenin Harry Maguire që do të mbeten në stol. Ndërkohë te Arsenali pritet të mungojë kapiteni Martin Odegaard, derisa vendin e tij pritet ta marrë Emile Smith Rowe.

Formacionet e mundshme:

Man Utd: De Gea; Dalot, Martinez, Varane, Malacia; Eriksen, McTominay, Fernandes; Elanga, Rashford, Sancho

ArsenalRamsdale; Tomiyasu, Saliba, Gabriel Magalhaes, Tierney; Xhaka, White; Martinelli, Smith Rowe, Saka; Jesus.