Talenti argjentinas Claudio Echeverri, ka qenë njëri nga lojtarët më të përfolur në botën e futbollit gjatë muajve të fundit.
Ai ka pasur një kampanjë të suksesshme në Kupën e Botës për grupmoshat U17 me kombëtaren e Argjentinës, dhe më herët gjatë kësaj jave ai ka pranuar se qëllimi i tij është të largohet nga River Plate, kur kontrata e tij të skadojë në dhjetor të vitit të ardhshëm.
Njëra ndër klubet më të interesuara për shërbimet e tij ishte dhe Barcelona, vetëm për faktin se ai mund të transferohet me një çmim më të ulët dhe kjo i ka bërë drejtuesit e klubit blaugran që të tentojnë transferimin e tij.
Mirëpo, sipas raportimeve të fundit Manchester City të cilët sapo kanë fituar Kupën e Botës për Klube, janë bërë gati për të aktivizuar klauzolën e tij të lirimit prej 25 milionë eurove tek River Plate.