Skuadra e Manchester City po ia rrezikon një yll skuadrës së Arsenalit.
Kampionët e Premier Leagues duan të përforcojnë repartin e sulmit edhe me një anësor, dhe i riu anglez i Arsenal, Bukayo Saka thuhet të jetë në listën e dëshirave.
Raportime të ‘Dailymail’ bëjnë të ditur se City ka rritur interesimin për lojtarin, përcjell lajmi.net.
Arsenal akoma nuk ka arritur një marrëveshje për ‘blindimin’ e 20 vjeçarit.
Saka është në dy vitet e fundit të kontratës së tij aktuale dhe nëse një marrëveshje nuk arrihet me Arsenal, lojtari mund të jetë i hapur për ‘Etihad’.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet konkrete të Man City për Saka.