Manchester City ka marrë një fitores stresues në shtëpi ndaj Leeds United në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier, pasi triumfoi 2-1.
Citizens e nisën mirë ndeshje, duke shënuar pas 19 minutash me anë të Ilkay Gudogan që u asitua prej Riyad Mahrez.
Dyshja bashkëpunuan sërish, tani në minutën e 27-të, për rezultatin 2-0.
Me këto dy gola përfundoi edhe pjesa e parë, derisa e dyta kishte një skenar tjetër.
Në minutën e 84-të, Gudogan shpërdoroi mundësinë e artë që të realizonte het-trik, pasi dështoi nga penalltia.
Një minutën më vonë, Leeds e ngushtoi epërsinë e tyre në 2-1 me golin e Rodrigos.
Por, City u mbajt deri në fund dhe mori pikët e plota në garën për titull.
Pas javës së 35-të, Manchester City vazhdon të jetë lider me 82 pikë, katër më shumë se Arsenali, ndërsa në xhiron e 36-të takohen me Evertonin që po lufton për mbijetesë.




