Manchester City me statujë për Serigo Aguero

Legjenda e Manchester City, Sergio Aguero, së shpejti do të ketë statujë afër stadiumit ‘Etihad’.

Manchester City ka njoftuar se një statujë e legjendës së klubit Serigo Aguero do të zbulohet jashtë stadiumit ‘Etihad’, më 13 maj.

Kjo statujë do të jetë për të shënuar 10 vjetorin e golit të tij të famshëm, që skuadrës së City ia siguroi titullin në sezonin 2011-12, transmeton lajmi.net.

Në sezonin e tij të parë me ‘Citizens’, Aguero shënoi golin e fitores në minutën e 93-të, në ndeshjen ndaj Queens Park Ranger, për rezultatin 3-2, kështu duke ia dhuruar trofeun e Premier Ligës ekipit të tij.

Pas 10 viteve që kaloi te Manchesteri, Aguero u largua në vitin 2021 si një golashënues rekord i klubit, me 260 gola në 390 paraqitje.